Bajrami citon Kurtin: Ai që shkel ligjin është kriminel, ai që shkel Kushtetutën është superkriminel
24 mars 2023
| 21:23
Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një reagimi në Facebook e ka cituar kryeministrin Albin Kurti, kur thoshte se ”ai që e shkel Ligjin është kriminel, e ai që shkel Kushtetutën është superkriminel”.
Sipas saj, sot është një kabinet qeveritar me plotë të tillë.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Albin Kurti ka thënë ”ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel”, sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë.