Bajrami: Deri në fund të muajit maj të hyrat shënuan rënie prej 14.5 për qind
11 qershor 2020
| 13:13
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se deri në fund të muajit maj të hyrat totale kanë qenë për rreth 128 milionë më pak se sa që ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2020, duke shënuar kështu rënie vjetore prej 14.5 për qind.
Sipas saj, deri në fund të vitit, të hyrat e rregullta të nënperformojnë rreth 230 milionë euro në raport me të hyrat e buxhetit 2020.
Më tutje, ministrja e Financave gjatë seancës parlamentare ka thënë se për shpenzime buxhetore që lidhen direkt me Covid-19 përgjatë vitit 2020 pritet të jenë 180 milionë euro.