Bajrami: Deri të ketë dorëheqje efektive që Kurti e ministrat të mos mund të kthehen në zyrë, LDK-ja voton kundër

15 prill 2025 | 12:57

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një prononcim për medie ka thënë se LDK-ja nuk e voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve deri në momentin që do të ketë dorëheqje efektive nga Albin Kurti dhe ministrat e tjerë që janë zgjedhur deputet.

Bajrami ka thënë se dorëheqja efektive nënkupton që Kurti dhe ministrat të mos mund të kthehen më në zyrat e tyre dhe ka shtuar se vetëm pasi ta bëjnë një gjë të tillë mund të betohen si deputet.

“Rregullorja ligji dhe Kushtetua e kërkon që ministrat dhe kryeministri të japë dorëheqje dhe pastaj të vijnë ta bëjnë betimin. Derisa atë ketë dorëheqje efektive që këta s’mund të kthehen në zyrat e tyre e të marrin vendime, ne do të votojmë kundër në këtë Komision”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Kurti nuk…