Bajrami drejt Skocisë, mesfushorin e do Glasgow Rangers
29 gusht 2024
| 13:20
Nedim Bajrami pritet të jetë futbollisti më i ri i gjigantëve skocezë të Glasgow Rangers.
Zbritja e Sassuolos në Serinë B ka ndryshuar planet e mesfushorit shqiptar, që ka pasur oferta edhe nga ekipe të tjera italiane, por edhe nga Gjermania.
Menaxherët e futbollistit 25-vjeçar pothuajse e kanë mbyllur marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa trajneri i Glasgow Rangers, Filip Klement, ka pohuar në mediat lokale se klubi po negocion me mesfushorin kuqezi.
Në karrierën e tij Bajrami ka luajtur me Sasuolon, Empolin dhe Grasshoper. Ai pritet që të jetë shqiptari i dytë që vesh fanellën e skuadrës skoceze gjatë viteve të fundit, ndërsa në të kaluarën pjesë e këtij klubi ka qenë Eros Grezda.