Bajrami, e ashpër me Muratin: Qëndroj 24 orë në foltore e të demantoj me referenca e dokumente tua, mjaft me propagandë!

11 nëntor 2024 | 12:38

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë që autostradën nuk e ka marrë Qeveria me vete në shtëpi.

“Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashtojeni autostradën. Pse a e ka marrë qeveria me vete në shpi autostradën a? Qysh me përjashtuar autostradën? A nuk i bjen ti në autostradë për Shkup kur të shkosh, për Shqipëri a nuk i bjen nëpër autostradë?”, ka pyetur Bajrami, duke ia kujtuar Muratin mos realizimin e projekteve kapitale.

“A e dinë ku ke ngel? Te ura e Badocit 34 metra. Kush është tu t’pengu, cila Gjykatë Kushtetuese?”.

“Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si luftë kundër kontrabandës? A e dini që asnjëherë as ti as kryeministri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rritë 50 për qind. A e din që ke ardhur në pushtet  tu premtuar që ke me i liruar faturat e energjisë elektrike”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se mund të qëndrojë 24 orë në foltore dhe ta demantojë Muratin me referenca dhe dokumente.

“Keni dështuar, nuk mundesh sot me shit propagandë”.

“Për secilin argument që e thua, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaftë me propagandë”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar rëndë ministrin Hekuran…