
Bajrami e LDK-së hedh poshtë raportimet për një koalicion me LV-në
27 shkurt 2025
| 13:47
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur poshtë raportimet se kjo parti është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion qeverisës.
Bajrami në një përgjigje për “Blic”-in, ka thënë se një raportim i tillë nuk është i vërtetë.
“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt Bajrami.
Kujtojmë se, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Avdullah Hoti kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe figura të tjera të njohura të LDK-së arritën të sigurojnë mijëra vota, duke treguar besimin e elektoratit dhe programin që shpalosën gjatë fushatës zgjedhore.