
Bajrami: E papranueshme që KE-ja po kërkon nga Mali i Zi e Maqedonia t’i vendosin viza Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pas vërejtjeve që Komisioni Evropian ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për mosvendosjen e vizave për Kosovën.
Sipas Bajrmit, kjo nxjerrje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën Shcengen.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian liston Kosovën si një nga vendet e treta, duke kërkuar nga Malin i Zi dhe Maqedonia e Veriut të prezantojë viza për Kosovën. Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Absolutely unacceptable for @EU_Commission to list Kosovo as one of visa-required third countries asking 🇲🇪 & 🇲🇰 to introduce visas for 🇽🇰!
Especially disturbing as for years Kosovo was unjustly denied #VisaLib! Double so as all this comes after Berlin Process agreements! pic.twitter.com/dJo9rDpoDc— Agron Bajrami (@AgronBajrami) December 5, 2022