Bajrami e quan Dejona Mihalin si ‘nëntoka’ e LV-së: Të ndëshkohen me votë e ligj
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti dhe Dejona Mihaili, të cilën e e ka quajtur “nëntoka” e LV-së duhet të ndëshkohen nga populli dhe ligji.
Bajrami ka shkruar në “Facebook” se partia në pushtet duhet të përgjigjet se pse Kurti nuk e ka bërë zëvendës ministre Mihalin apo drejtoreshë të KEK-ut.Sipas Bajrami, Kurti s’e ka bërë një gjë të tillë meqë sipas Bajramit, ato që i ka bërë Dejona Mihali përgjatë këtyre viteve kanë menduar se nuk do të zbulohen kurrë.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit
Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:
Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?
Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?
Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?
Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?
A e dini pse se na bërë, SEPSE ajo çka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.
Andaj LDK i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.
A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?
Kjo është çështja.
Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?
Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.