Bajrami e quan Muratin manipulues: Trego kush po rren, mashtrimeve po u vjen fundi

01 nëntor 2024 | 16:26

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që kapin vlerën e 31 milionë eurosh, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Bajrami e ka quajtur Muratin manipulues, ndërsa ia ka shtruar edhe një pyetje.

Në fund, Bajrami ka vlerësuar se mashtrimeve po u vjen fundi më nëntë shkurt.

“Hekuran, Trego kush po rren. A po rren Zyra Kombëtare e Auditimit? Në Raportin e Auditimit 2023, në faqe 42, shkruan se janë 31 milionë euro shpenzime në karburante. Po thu që Zyra Kombëtare e Auditimit ”drutë për zjarr” i cilëson ”karburante”?! Ministër, i vetmi manipulues këtu jeni ju. Por, mashtrimeve dhe manipulimeve po ju vjen fundi dhe atë shumë shpejtë, me 9 shkurt”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë muajit të kaluar, në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat:…