Bajrami fotografon deputetët e pushtetit: ‘Thanë në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’
28 mars 2024
| 13:37
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi nga salla e Kuvendit të Kosovës ku nuk është përkrahur themelimi i Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore.
Ajo ka fotografuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ironizuar me ta.
“LV thanë: ‘Në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
parlamentar.