Bajrami ‘godet’ pushtetin: Realitetin e inflacionit dhe korrupsionit s’mund ta fshihni me një tabelë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj është duke u munduar t’i fshehë të metat me propagandë.
Bajrami ka vlerësuar se realiteti i inflacioni, korrupsionit dhe izolimit të Kosovës nuk mund të fshehën me një tabelë.
“Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshihni me një tabelë as me një fotografi. Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%. Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Postimi i plotë: