Bajrami i jep 1 pikë Shqipërisë me një perlë në Pragë
07 shtator 2023
| 22:57
Shqipëria bën mrekullinë e parë. Kuqezinjtë morën një barazim 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në Gjermani.
Një ndeshje fantastike e skuadrës së drejtuar nga Sylvinho që krijoi shanse të mira në 45 minutat e para.
Fillimi i pjesës së dytë ishte disi i errët për kuqezinjtë tanë, teksa vendasit do të gjenin golin e avantazhit me Cerny. Shqipëria gjithsesi nuk i humbi shpresat.
Nedim Bajrami në minutën e 66-të lëshon një bombë të vërtetë nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Topi shkon në trekëndësh, dhe më pas nis festa kuqezi me 4 mijë tifozët e pranishëm në Pragë.