Bajrami i kundërpërgjigjet Mihalit: Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim
22 korrik 2024
| 22:26
Në një përplasje të ashpër në rrjetet sociale, Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, akuzoi partitë opozitare, PDK dhe LDK, se “çdo herë që kanë diçka për të thënë që s’e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë.”
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila dënoi pretendimet e Mihalit dhe e cilësoi atë si “shefe të nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim”.
Bajrami e sfidoi Mihalin për një sërë premtimesh të pa realizuara edhe disa çështje urgjente me të cilat përballet qeveria e Vetëvendosjes.
Postimi i plotë:
Dy-tri fjalë për zyrtaren e pushtetit që kurdisë gjithçka në partinë në pushtet dhe në shtet
Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së, që analizon dhe gjykon çdo paraqitje publike të deputetëve të pushtetit, që mbikëqyrë ministrat se cili po ia shpërndanë më shumë statuset shefit, më paska përmendur emrin.
Logjikën e partisë në pushtet e paska projektuar edhe te LDK-ja kur është puna e zbërthimi i mashtrimeve të pushtetit.
Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne.
Por, meqë kontrollon gjithçka në pushtet e shtet, zyrtaren e nëntokës së Vetëvendosjes, e cila s’ka kërkuar asnjëherë votë nga qytetarët por gëzon pushtet të madh, po e pyes për disa çështje të thjeshta. I ka hija të sqarojë sepse ka pushtetin mbi partinë, mbi deputetët e mbi agjencitë e pavarura:
Kur po i ndërtoni 160 çerdhe?
Kur po i ndërtoni 4000 banesa?
Kur po e zvogëloni çmimin e energjisë që e keni rritur disa herë?
Kur po e ulni çmimin e bukës, vajit, sheqerit etj?
Kur po e përfundoni rrugën për Podujevë?
Kur po e përfundoni rrugën tjetër për Gjilan?
Kur po e nisni një projekt të ri tash kur keni edhe pak muaj në pushtet?
Çka ke me thanë për dështimin në Këshill të Evropës?
Ku janë njohjet e reja?
Kur po i ndalni tenderët njëburimor që janë burim korrupsionit?
Çka është duke ndodhur me rastin e Martin Berishajt që vazhdon të jetë nën hetime?
Çka ke me thanë për qindra mijëra euro që ministri i kulturës ju dha familjarëve?
Çka po ndodh me Nagip Krasniqin?
Çka paska ndodhur sot me punësimet mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes?
Pasiqë nuk paska dorë Qeveria në liberlaizim, pse po lavdëroheni për liberalizim që ka ndodhë me 1 janar 2024?
Pse sot BE njohu pasaporat ilegale të serbëve të Kosovës, sepse nuk i ka njohur as kur i ka dhënë liberlaizimin Serbisë dhe as kur i ka dhënë liberlaizimin Kosovës?
A do të thotë kjo që sot filloj zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit rë Ohrit?
Apo ka fillu jetësimi i Asociacionit?
Çka u bë me sovranitetin e shtrirë në Veri?
A po e kuptoni çfarë dëmi i keni bë Kosovës?
Ky do të jetë reagimi im i fundit ndaj zonjës derisa të japë përgjigje për këto dhe shumë pyetje tjera!