Bajrami i reagon Konjufcës që relativizoi ofendimet ndaj opozitës: Hipokrizi në maksimum

08 prill 2025 | 15:59

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar Glauk Konjufcës pasi që ky i fundit të martën është munduar që ta zbusë ofendimin që Albin Kurti ua kishte bërë opozitës duke i quajtur “hajvanë”.

Bajrami, relativizmin që  Konjufca ia ka bërë kësaj deklarate e ka cilësuar si “hipokrizi në maksimum”.

“Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët ‘hajvanë’ dhe ‘hajvanat’, u justifikua se ishte ‘gjuhë fushate’. Tha: ‘Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje’. Por Konjufca ‘harroj’ që termat ‘hajvan’ dhe ‘hajvanat’ janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhepse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen. Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe. Hipokrizi në maksimum”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka…