Bajrami i reagon Kurtit për investimet e huaja direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
03 shtator 2024
| 15:41
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky ka thënë se ka rritje të Investimeve të Huaja Direkte (IHD).
Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur kryesisht nga inflacioni dhe blerjes së banesave nga mërgata.
“Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderëve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministrat e tu ju japin familjarëve për OJQ?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Bajrami ka shtuar se qeveria nuk ka bërë asnjë reformë fiskale.
Postimi i plotë: