Bajrami i reagon Mujës: Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë 1.6 miliard euro
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria Kurti ka manipuluar me shifra përgjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet.
Duke i reaguar deputetit të Vetëvendosje, Armend Muja, ajo në Kuvendin e Kosovës ka thënë se inflacioni gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, i ka kushtuar ekonomisë së vendit 1.6 miliard euro.
“Nuk e pata plan të flas, por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shifra i deputetit Armend Muja. Tri vite gjysmë, gati katër iu kanë shkuar t’u manipuluar me shifra. Qytetarët e vendin nuk e dinë çka ka ndodhë me ekonominë e vendit. Të nderuar qytetarë, ju e dini që në vitin 2021 inflacioni ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro, meqenëse po flasim me terma nominalë z. Muja, lanë ardhur nga rritja e çmimeve. Nëse doni me fol me terma nominal, nëse thoni që rritja ekonomike në 2022 është 1 miliardë e 186 milionë, për shkak se kjo është diferenca mes GDP-së të vitit 2021 dhe 2022, unë tregoj që e ke pasur inflacionin 11.6 për qind, dhe 923 milionë vinë prej inflacionit. A e dini çka do të thotë kjo, në vitin 2023, ka pas 430 milionë rritje prej inflacioni, inflacioni gjatë qeverisjes tuaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliard euro, dhe sot, ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i ke marrë, i ke marrë prej gjepave të qytetarëve, prej gjepave të prindërve që deri sot fëmijëve ua keni dhënë nga 10 euro, tash 20 deri në 30 euro. Por këto nuk e mbulojnë normën e inflacionit që ka ndodhë gjatë këtyre viteve, me premtimin për qumësht, bukë, sheqer, vaj më të lirë, çka ka ndodhë me çmimet e këtyre produkteve, u është dyfishuar çmimi, e juve u janë dyfishuar tatimet duke e mundësuar për me e rritë buxhetin, mos fol për politika fiskale, cilën politikë fiskale, cilën reformë fiskale?”, ka thënë ai.
Ndërkohë, në adresimin e parë të tij në sesionin vjeshtor të Kuvendit, Muja ka thënë se përformanca ekonomike ka qenë një armë e fortë e qeverisë Kurti.
Muja krenohet me reformat e qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë