Bajrami i reagon Muratit: Manipuluesi më i madh i qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës

10 nëntor 2024 | 14:31

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se hyrja tatimore në katër vjetët e fundit është dyfishuar si rezultat i luftës kundër kontrabandës.

Lidhur me këtë, Bajrami ka thënë se kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet.

“Pra, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, inflacionin në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës.  Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë. Sot manipuluesi me i madh i qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës”.

“Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qenë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Administratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashtëligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga qeveria e PAN-it. Ai ndër të tjera paska thënë “Për shembull, nëse në vitin 2015 importi i padeklaruar në Doganë ka qenë 2.63 miliardë euro, gjasat janë që importi real ka qenë shumë i lartë. Nëse e llogarisim me trendin e njëjtë sikurse në vitet 2021-2023, me 61% të BPV-së, importi real del të ketë qenë rreth 3.46 miliardë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se hyrja tatimore…