Bajrami i reagon Muratit: Ministër, propaganda s’po të shitet – puna matet, jo fjalët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran Murati lidhur me statistikat e investimeve kapitale.
Bajrami ka thënë se shifrat e ministrit janë të pasakta. Sipas saj, investimet kapitale janë të njëjta.
“Ministër propaganda, prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – Ministrisë së Financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qenë 1.8 miliard euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vjet të qeverisë tuaj është 23 për qind. Po krenohesh me investimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishuar, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë. Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Murati: Investimet kapitale në 2023 shënojnë rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë