Bajrami i reagon Muratit: Po merresh me LDK-në për ta larguar vëmendjen nga bisedat e ‘WhatsApp’
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, i cili ka ironizuar me programin e LDK-së.
Bajrami ka thënë se Murati po tenton të largojë vëmendjen nga bisedat në “WhatsApp”, po merret me programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vitesh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale. Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Ajo ka renditur edhe disa premtime të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021.
Bukë më të lirë;
Qumësht më të lirë;
Vaj më të lirë;
Sheqer më të lirë;
Energji elektrike më të lirë;
160 çerdhe;
4,000 banesa për çiftet e reja;
5 shtëpi për të moshuarit;
Bankë zhvillimore;
Digjitalizim të arsimit;
Luftë kundër korrupsionit;
Punë dhe drejtësi.