Bajrami ia kujton Kurtit zotimin zgjedhor për ‘lirimin e energjisë elektrike’
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj faturave tejet të larta të energjisë elektrike që kanë zgjuar indinjatë të thellë në vend ditëve të fundit.
Ajo ka thënë se se “çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë gjatë mandatit të qeverisë Kurti II dhe sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të ketë rritje të çmimit prapë në fillim të vitit 2024”.
Bajrami, një statusi në “Facebook” ia ka bashkëngjitur edhe një zotim zgjedhor tash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili premtonte se gjatë mandatit qeverisës së tij do të ulet çmimi i energjisë elektrike.
“Nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por…ne nuk paguajmë më me buxhet të Kosovës për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike”.
“Nuk mund ta kuantifikojmë sot, por ne do ta synojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjtë kur rrimë mbi tërë energji që kemi, ne kemi kapacitete”, kishte thënë Kurti.
Në këtë kontekst, Bajrami ka thënë se edhe tash “rreth 130 milionë euro ka paguar qeveria Kurti për energjinë e shpenzuar nga katër komunat veriore”.