Bajrami ironizon me konferencën e LV-së para prokurorisë: A do të kërkoni llogari pse s’ka aktakuzë ndaj Martinit dhe Ridit?
12 gusht 2024
| 12:37
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar pas thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për konferencë për medie para Prokurorisë Speciale.
Bajrami ka ironizuar se LV-ja, “para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike?”.
“Vetëvendosje sot do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale pse s’ka aktakuzë ndaj Ridit me shokë për korrupsionin me rezervat shtetërore?”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se kjo parti do të duhej të kërkojë llogari nga kjo prokurori edhe për “900 kontratat njëburimore burim i korrupsionit me vlerë prej mbi 240 milionë euro?”.
Postimi i plotë: