Bajrami ironizon me Muratin: Pas Fondit Sovran bëhet edhe Banka Zhvillimore, mbahuni fort
27 tetor 2024
| 15:29
Pasi ministri i Financave, Hekuran Murati u lajmërua nga Uashingtoni duke pretneduar se “Banka Zhvillimore po bëhet”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ironizuar me fjalët “mbahuni fort”.
“Pas ‘Fondit Sovran’ bëhet edhe ‘Banka Zhvillimore’. Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook.!”, ka shkruar Bajrami.