Bajrami: Jemi të parët që mposhtëm Interin
28 shtator 2023
| 11:37
Goli i parë sezonal në Serie A për fantazistin e kombëtares shqiptare dhe të Sassuolos, Nedim Bajrami erdhi pikërisht ndaj Interit në “San Siro, ku Interi u mposht me përmbysje me shifrat 1-2, e para për këtë sezon.
Pas përfundimit të sfidës, talenti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.
“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, ka thënë Bajrami.