Bajrami: Kërkesa e liderëve të Luginës, krejtësisht legjitime

11 shtator 2018 | 21:13

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, e ka vlerësuar lartë kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, porse ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka ligje të tjera për të cilat një ide e tillë mund ta çrregullonte Kushtetutën.

Këto deklarime, Arsm Bajrami i ka dhënë në “Info Magazine” të “Klan Kosova,  ndërsa po debatohej çështja e idesë së Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit të Kosovës me Serbinë.

”Kërkesa e liderëve dhe popullit të Luginës është legjitime. Ne e dijmë se ata kanë pasur dëshirë atë, por dicka tjetër janë ligjet, Ajo është legjitime që iu drejtohet Kuvendit të Kosovës, por Kuvendi i Kosovës ka ligjet e veta e një gjë e tillë do të çrregullonte komplet Kushtetutën e Kosovës. E ajo do të ishte absolutisht e rrezikshme për Kosovën dhe jo vetëm por edhe për rajonin”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Irlandës ka njoftuar…