Bajrami kërkon të hetohen kërkesat e Radoiçiqit karshi Kurtit

11 tetor 2024 | 13:52

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

Ajo ka thënë se duhet kuptuar cilat janë kërkesat e Radoiçiqi karshi kryeministrit Albin Kurti.

“Duhet ta kemi të qartë se këto përgjime po normalizohen, kinse opozita po i fabrikon, por ne e kemi dëgjuar se si Kusari-Lila koordinohet me kriminelin Milan Radoiçiq për votën për pagat minimale, që lanë jashtë dhe pjesëtarët e UÇK-së”.

“Është e ndaluar që një person i qeverisë të bisedojë më kriminelin, e ajo e ka bërë këtë më vëmendje të plotë. Kjo duhet të hetohet se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit ndaj kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…