Bajrami kërkon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare financiare
Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës janë duke u shqyrtuar pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrmai, ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Bajrami duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, ka thënë se vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 për qind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 për qind, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme.
Sipas saj, periudha e kthimit është 25 vjet dhe grejs-periudha është 5 vite. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi qasjes në financa për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, raporton “Ksp”.