Bajrami: Kosova ka dështuar në tërheqjen e investitorëve të huaj
Kosova ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja dhe fajtor për këtë dështim është jo stabiliteti politik në vend. Kështu ka thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se përveç jo stabilitetit politik , në zhvillimi ekonomik ndikojnë edhe korrupsioni e krimi i organizuar.
“Sa i përket gjendjes ekonomike nuk është ajo e dëshirueshmja normalisht që është bërë progres ka pas hapa para dhe ka pas hapa mbrapa, stabiliteti politik ndikon gjithsesi në gjendjen ekonomike dhe ne e kemi parë vazhdimisht që ka pasur ndikim të tillë, është tepër me rëndësi që qeveritë të cilat vijnë do më thënë marrin mandatin e qeverive paraprake të fillojnë aty ku të tjerët i kanë lanë të vazhdojnë me reforma të bëhet një përmirësim i ambientit të biznesit”, ka thënë ajo për “Ekonomia Online”.
Bajrami ka thënë se ngecjet kanë qenë kryesisht në tërheqjen e investimeve të huaja.
“Mendoj që ngecjet kanë qenë pikërisht në tërheqjen e vogël të investimeve të huaja direkte dhe unë konsideroj që arsyet kanë qenë plotësisht politike, ka qenë jo stabiliteti politik, jo stabiliteti politik siç e thash nuk lejon që të kemi investime të huaja direket, është siguria para së gjithash të cilët investitorët e huaj e shikojnë por gjithashtu mendoj që edhe ndërrimet të shpeshta të qeverive dhe zgjedhjet e shpeshta që kemi pas kanë ndikuar faktikisht si te investitorët e brendshëm dhe investitorët e jashtëm”, ka thënë ajo.
Ajo kërkoi nga qeveria aktuale që të fokusohet në bashkimin e të hyrave të doganave të Kosovës me ATK-në, pasi që pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar ende pa e shitur produktin po ndikon negativisht tek bizneset.
“Ajo çfarë duhet të angazhohet qeveria ka qenë projekt i qeverisë së kaluar por normalisht është një projekt që zgjat pak më shumë, është bashkimi i në agjencionin e të hyrave i doganave të Kosovës dhe ATK-së, sot një nga pengesat dhe një nga penalltitë që bizneset i paguajnë qeverisë së vendit është pagesa në kufi e tatimit mbi vlerën e shtuar. Tatimi mbi vlerën e shtuar që paguhet nga konsumatori meqenëse po paguhet në kufi do me thënë është një kreditim që bizneset duhet të ja bëjnë qeverisë sepse po paguajnë shumë në avancë para se te shitet malli dhe kjo ne një farë forme po bën pothuajse gjatë gjithë kohës rreth 600 milionë te bizneseve ne llogari te qeverise ne një fare forme po i mban larg qarkullimit edhe kjo ka një impakt tepër negativ kur dihet se kreditë ne banka edhe sot e kësaj dite janë te shtrenjta dhe bizneset kane shume nevoje qe të kenë kesh në qarkullim”, ka thënë Bajrami.