Bajrami: Kurti ka sakrifikuar të tjerët për parimet që nuk i ka pasur kurrë

29 tetor 2023 | 13:46

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke mashtruar për “Zajednicën”.

Bajrami ka thënë se Albin Kurti ka sakrifikuar të tjerët për parimet që nuk i ka pasur kurrë.

“Ka sakrifiku aktivistë të LV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bajramit:

Parim e kishin ardhjen në pushtet, tash mashtrojnë me Zajednicë, injorojnë minatorët manipulojnë me shifra

“E kam saktifiku veten për parime”, tha kryeministri.

Çfarë ironie d.m.th. Albin Kurti gjithmonë ka qenë i ndarë nga parimet e tij. Zaten ne të gjithë e dimë që s’ke pasë parime asnjëherë.

E vërteta qëndron krejt ndryshe. Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. Ka sakrifiku aktivistë të LV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus.

Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO.

Të gjithë ne e dimë se sikur Albini të ishte në opozitë gjasat janë maksimale se ai do të ishte bashkangjitur grevës së minatorëve që disa ditë. Tani në pushtet “të majtit” janë kundër sindikatave, kundër punëtorëve të arsimit, kundër minatorëve dhe me politika populliste kundër qytetarëve të vendit.

Që po thuajse tri vjet në pushtet, LV-ja ka arritur të realizojë të vetmin gjë që ka thanë nuk do ta bëjë kurrë “ZAJEDNICËN”.

Hekuran Muratit për çudi i rritet punësimi kur i bie rritja ekonomike në 2.02% dhe kur i bien eksportet -10%,

Ministri i Financave tha se për herë të parë 410 mijë të punësuar, që nga 1999 trendi është pozitiv por më i ngadalti në tri vitet e fundit.

Nga rreth 900 milionë të ndara për investime kapitale për vitin 2023, deri më 30 shtator janë realizuar vetëm 263 milionë. Super ministri rreth 40 milionë euro mjete vetanake të komunave i ka mbajtur të bllokuara deri në muajin gusht.

Subvencionet po ju shkojnë mirë, pa asnjë kriter në baza ditore po ndajnë mjete. Kujt dhe si, sigurisht se do të dalin në sipërfaqe pak më vonë.

Transparenca a ka qenë ndonjëherë parim i juaji, çka ndodhi pse po frikësoheni t’i njoftoni qytetarët për “sakrificat” që keni bërë ditëve të fundit, po rezolutën që e patëm nxjerrë bashkë kur ishit në opozitë për raportim në Kuvend?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)…