Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat

10 janar 2025 | 18:57

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit bëri në një tubim në Podujevë.

Përmes një video-adresimi, Bajrami u shpreh se është gënjeshtër që ndërmarrjet publike qendrore kanë operuar me humbje para se të vinte ai në pushtet.

“…Konkretisht, [Kurti] paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këndej pari dhe i lexojmë raportet”, u shpreh Bajrami.

Ajo i quajti “propagandë” dhe të “pavërteta” këto deklarime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Fusha u pritën në takim bilateral…