Bajrami, Kurtit: Shkojmë në zgjedhje duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën

18 qershor 2024 | 14:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “thumbuar” mbrëmë (e hënë) opozitën se gjoja “nuk do të mund t’i shtyjnë pafundësisht zgjedhjet”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot (e martë) ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami.

Bajrami i ka thënë Kurtit se në zgjedhje duhet të shkohet duke kërkuar llogari për mashtrimet.

“Loja e dështuar e kryeministrit të dorëzuar. Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tenderë njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë. Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani e ka…