Bajrami largohet nga Ulpiana

20 shkurt 2024 | 14:50

Trajneri Emin Bajrami është larguar nga KF Ulpiana 1926. Klubi nga Lipjani ka njoftuar se trajneri i njohur kosovar ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij qysh në start të pjesës së dytë të sezonit.

Ulpiana e ka falënderuar trajnerin për punën e bërë për një vit e gjysmë dhe i ka uruar atij suksese. Ky klub pritet ta zyrtarizojë atë shumë shpejt trajnerin e ri.

“Të nderuar tifozë, KF Ulpiana 1926 ju njofton se pas një periudhe më shumë se 1 vit e gjysmë në krye të shtabit teknik, Emin Bajrami ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.  Me këtë rast, KF Ulpiana 1926 e falënderon përzemërsisht trajnerin Bajrami për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë, duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.

Ulpiana gjendet në pozitën e katërt në Grupin B të Ligës së Parë me 31 pikë, vetëm tri më pak se liderja Vjosa.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt…