Bajrami lë Vllazninë për Gostivarin
08 shkurt 2018
| 11:40
Jasir Bajrami ka konfirmuar largimin nga KF Vllaznia e Pozheranit. Karrierën futbollistike Bajrami pritet ta vazhdoj në skuadrën e Gostivarit.
“Edhe zyrtarisht jam pjesë e klubit ‘KF Gostivari’. I falënderoj kryesinë për besimin e dhënë, shpresojmë në suksese. E falënderoj ish-klubin, Vllaznia Pozheran, kryesinë e klubit, qytetarët e Pozheranit dhe pa harruar tifozët ‘Tigrat’ që na mbështetën në çdo lojë dhe ato emocione të pa harruara gjatë lojës historike të klubit Vllaznia. Ju uroj shumë suksese tjera. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.