Bajrami: LV-ja nuk është e interesuar për marrëveshje politike

21 prill 2025 | 16:19

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Hykmete Bajrami, ka folur për media pas ndërprerjes së seancës për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami deklaroi para mediave se Vetëvendosje nuk është e gatshme për marrëveshje politike.

“Dhe ju e keni dëgjuar një subjekt politik që ka problem me kandidaturën. Nëse këta do të ishin të interesuar për marrëveshje do të uleshin me këtë subjekt politik se cili është emri i pranueshëm”, deklaroi ajo.

Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati votat për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Kështu Glauk Konjufca, tha se LVV-ja e ka emrin e njëjtë për këtë pozitë, dhe kërkoi kohë shtesë për këtë.

Seanca e radhës vazhdon më 23 prill, të mërkurën në ora 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick foli për mediat përpara ndeshjes së rëndësishme të…