
Bajrami: LV-ja përmes ZRrE-së rriti sot çmimin e energjisë elektrike, kanë mashtruar, tash po godasin qytetarët
11 prill 2025
| 13:50
Pas rritjes së çmimit të rrymës, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Bajrami në reagimin e saj, ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike”.
“Kanë mashtruara, asgjë s’kanë punuar, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike. A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.