Bajrami: LVV-së s’po i konvenon Kuvendi, si opozitë hidhnin gaz lotsjellës, tash nuk marrin pjesë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po i konvenon Kuvendi as tash që janë në qeveri, e as kur kanë qenë në opozitë.
“Me gjasë atyre (Lëvizjes Vetëvendosje), atyre nuk po iu konvenon Kuvendi as kur kanë qenë në opozitë – sepse nuk na linin në që të punojmë – dhe nuk është duke iu përshtatur as tani që janë në qeveri”, ka thënë Bajrami në Rubikon.
Atë që po e them është që qytetarët i votuan ata në zgjedhjet e fundit nacionale, dhe iu dhanë 51 për qind të votave, dhe sot pamjet në tri seancat e fundit janë për mjerim”.
“Këto nuk janë të vetmet seanca. Kemi pasur gjatë kësaj legjislature edhe seanca të tjera të cilat janë braktisur prej Shumicës parlamentare”.
“Merreni me mend, i kanë 50 për qind të votave dhe nuk e gjejnë guximin të vijnë dhe të përballen”.