Bajrami: Masat ndëshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona euro, LV-ja po manipulon
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se derisa masat ndëshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona euro, zyra e propagandës së LV-së po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë euro nga “Plani i Rritjes”.
Ajo ka thënë se kjo zyre e propagandës nuk po tregon se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit.
“Manipulimet me numra nuk kanë të ndalur, dje LV-ja paska dalë me komunikatë se Kosova përfiton 880 milionë euro”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
“Për të gjithë ata që sot i besojnë propagandës së LVV-së po ju paraqes vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të masave të BE-së nuk po mund të zbatohen dhe humbja për Kosovën është rreth 293 milionë eurove”, ka shkruar Bajrami.