Bajrami: Më bindën Reja dhe Abrashi
Nedim Bajrami është një nga afrimet e reja të Edi Rejës në këtë grumbullim për ndeshjet me Anglinë, Andorrën dhe San Marinon.
Ai është bashkuar skuadrës dje në Barcelonë dhe ka kryer stërvitjen e parë. Pas saj 21-vjeçari ka folur për Supersport, ku ka treguar rreth këtij fillimi të eksperiencës me Shqipërinë.
“E vendosa të luaj për Shqipërinë, pasi dëgjova zemrën. Fola edhe me Rejën dhe mendova se është vendimi i duhur që të luaj për Shqipërinë. Fola me Abrashin dhe më tha hajde të luash me Shqipërinë, pasi kemi skuadër të mirë, me cilësi. Është një miks me lojtarë të rinj dhe të tjerë me eksperiencë. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.
Në fushë ndaj Andorrës? Këtë e vendos Reja, por nëse më aktivizon, unë do të jem shumë i lumtur të jap kontributin tim. Kam bërë vetëm një stërvitje me skuadrën dhe kam parë që ka shumë cilësi. Duhet të bëjmë shumë mirë në ndeshjen e parë me Andorrën, pasi është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë”, u shpreh Bajrami.