![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/NEDIM-BAJRAMI.jpg)
Bajrami merr nënshtetësinë shqiptare
19 mars 2021
| 21:17
Nedim Bajrami është zyrtarisht një shtetas shqiptar dhe do të jetë i gatshëm të luajë më kombëtaren shqiptare në kuadër të sfidave kualifikuese për botërorin ‘’Katar 2022’’.
Mesfushori 22-vjeçar i cili aktivizohet te skuadra e Empolit, në Seria B italiane, është dekretuar ditën e sotme si një shtetas shqiptar nga presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë përveç Bajramit, nënshtetësinë shqiptare e ka marrë dhe mesfushori Adrion Pajaziti i cili luan për ekipin e të rinjve të Fulhemit në Angli. 19-vjeçari është prurja më e re e trajnerit të shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi.