Bajrami, Muratit: 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror

02 maj 2024 | 14:48

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kontratat njëburimore.

Bajrami ka thënë se për më pak se tri vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete nga niveli qendror.

“Për me pak se tri vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qenë mesatarja 1 milion euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, por sipas KRPP-së janë nënshkruar 209 milionë euro”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bajramit:

Vetëm një nga gënjeshtrat e ministrit të financave që sot e tha në seancë peshon hiç më pak se 161 milionë euro

Për shkaqe objektive nuk jam në seancë por ministri i Financave po thotë plot të pavërteta.

Ai për kontratat e negociuara tha se në mesatare janë një milionë euro për ministri. Kjo nuk është e vërtetë.

Për me pak se tri vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qenë mesatarja 1 milionë euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, por sipas KRPP-së janë nënshkruar 209 milionë euro.

Diferenca në mes 209 dhe 48 milionë euro është 161 milionë euro.

Kaq peshon gënjeshtra e Hekuran Muratit.

Tjetra, ai prapë i referohet skandalit të Thesarit, por anashkalon faktin se drejtorin e Thesarit e ka bë guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Koncentrohu ministër!

Po për shlyerjen e borxheve ambalazhueseve të ujit çka ka me thanë ministri i Financave?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i…