Bajrami, Muratit: 51 për qind e mësimdhënësve në grevë e kanë votuar LV-në

23 shtator 2022 | 12:54

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria nuk e ka brengën e qindra mijërave fëmijëve që kanë mbetur pa shkuar në shkollë, por të cilës parti janë kryesindikalistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nisur sot raportimin e tij në Komisionin për Arsim me sulm të menjëhershëm ndaj sindikalistit Ymer Ymeri, duke thënë se ai ka lidhje me një parti.

Atë e ka ndalur anëtarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, e cila ka thënë se Murati është ftuar të flasë rreth implikimeve buxhetore në këtë ngërç dhe e ftoi të mos fus në debat tema për të cilat s’është i thirrur.

Ndërsa deputetja Bajrami, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar halli i qeverisë është se kush me cilën parti është dhe jo zgjidhja e krizës që po lë fëmijët pa shkuar në shkollë.

“318 mijë fëmijë po hynë në javën e katërt jashtë bankave shkollore, ministri pyet përfaqësuesin e SBAShK-ut:  ‘me cilën parti je i afërt’. Kqyrne me çka merret qeveria. d.m.th. nuk e ka brengën e 318 mijë fëmijëve por e ka brengën se me cilën parti është Rrahman Jasharaj e me cilën Ymer Ymeri. A po i pyetni 318 mijë fëmijë me cilën parti janë. Bëni zgjidhje sepse është përgjegjësi e juaja/qeverisë! Mos u mundoni me mjegullu situatën se 51 për qind e mësimdhënësve që sot janë në grevë ju kanë votu juve më 14 shkurt”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar një sërë kritikash…