Bajrami, Muratit: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndajte si karamele
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i bizneseve në muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, ka shënuar rritje prej 4.8 për qind.
Por, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, nëpërmjet katër shpjegimeve të shkurta, ka hedhur poshtë këtë statistikë të ministrit Murati.
“Ministër, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2022 janë për 6 për qind me të ulëta se ato të vitit 2023, për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve. Në mandatin e juaj: Investimet kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23 për qind në tri vitet e fundit. Bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë. Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë”.
“Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6 për qind me ulët se ai i vitit 2022. Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i Financave, çka me të thanë… E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.