Bajrami në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Evropës
27 shtator 2024
| 12:44
Nedim Bajrami ka qenë fantastik në fitoren e Rangers 0-2 në udhëtim te Malmo. Mesfushori shqiptar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës skoceze në udhëtim te Malmo, duke shënuar gol vetëm pas disa sekondave.
E falë paraqitjes fantastike në kryeqytetin suedez, Bajrami ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Ligën e Evropës. Në portë është portieri italian i Spurs, Vicario që pati një mbrëmje të shkëlqyeshme. Mbrojtja përbëhet nga Paredes (Bilbao), Caleta-Car (Lyon) dhe Jemelka i Viktoria Plzen. Ndërkohë në mesfushë përveç Nedim Bajramit janë edhe Olaru (Steaua), Verschaeren (Anderlecht) dhe Rasmus Kristensen i Eintracht Frankfurt. Treshja e sulmit janë Hugo Ekitike (Frankfurt), Dia i Lazios dhe Hauge i Bodo/Glimt.