Bajrami nxjerr të dhënat nga Trusti, shifra e llogarive gjatë qeverive tjera dalin më lartë se në kohën e Kurtit
30 gusht 2024
| 12:30
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë një krahasim të Qeverisë Kurti me qeveritë tjera në bazë të rritjes së llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës (Trust)
Në një grafikë që e ka ndarë në “Facebook”, ajo shihet se në vitin 2023, numri i llogarive aktive në Trust është 442 mijë e 383.
E nga viti 2021 kur Albin Kurti e ka marrë mandatin si kryeministër, rritja mesatare e llogarive aktive në Trust është 3.90 për qind.