Bajrami: Pandemia ka goditur arsimin, nxënësit nga e hëna të kthehen fizikisht në klasa

03 qershor 2021 | 11:04

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pandemia e ka goditur rëndë sektorin e arsimit.

Ajo ka theksuar se pandemia ka ndikuar edhe në vendet e tjera, por që pasojat kanë qenë të ndryshme.

“Pandemia ka goditu rëndë arsimin, edhe shtete e zhvilluara me arsim të digjitalizuar janë përballur me sfida gjatë organizimit të  mësimit në kohë pandemia. Shkaku ka qenë i njëjti gjithandej por pasojat e ndryshme”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka shprehur shqetësimin se pasojat e pandemisë do të përcillen tek këto gjenerata edhe në kohën e punësimit të tyre.

“Të gjitha të dhënat tregojnë që pandemia shkakton humbje të mësimit, mësimnxënies dhe kjo situatë përcillet me efekte të gjata negative siç janë humbjet që do të përcillen me mundësi më të vogla të punësimit në të ardhmen dhe me të ardhura më të vogla gjatë punësimit të këtyre gjeneratave. Ne kërkojmë nga ju që të bëni një strategji”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, Bajrami ka folur edhe për periudhën sa ishte ministre në fillim të vitit 2020, kur edhe u shfaq virusi Covid-19, në Kosovë

Ajo ka treguar se janë munduar që të krijojnë platforma për gjithë përfshirje në arsim, duke përmendur kështu edhe pajisjen e nxënësve me pajisje teknologjike.

Ndër të tjera deputetja e LDK-së, ka thënë se rekomandojnë që nga e hëna të fillojë mësimi fizikisht në shkolla.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Zurich ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratat…