Bajrami paralajmëron rënie ekonomike prej 3 për qind dhe rritje të borxhit publik

08 korrik 2020 | 13:04

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në komision për Buxhet dhe Transfere, ka  deklaruar se plotësim ndryshimi i Ligjit për ndarje buxhetore për vitin 2020 duhet të bëhet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Madje, Bajrami ka thënë se janë vonuar në miratimin e buxhetit,  duke shtuar ky projektbuxhet është i qëndrueshëm.

Bajrami ka theksuar se rishikimi i buxhetit do të mundësojë ekzekutimin e mjeteve nga Pako Emergjente.

Më tutje, Bajrami ka theksuar se pandemia ka ndikuar edhe në të hyrat buxhetore të shtetit.

Për vitin 2020, Bajrami ka thënë se do të ketë rënie ekonomike deri në 3 për qind.

“Kemi përgatitur një draft buxhet për sfidat që po kalojmë. Bizneset e qytetarët dhe institucionet janë ndikuar nga pandemia. Ka prekur direkt financat e shtetit dhe sektorin privat. Të hyrat buxhetore ishin më të vogla kurse efekti do të vazhdoj edhe në vijmë”.

“Në vitin 2020 mund të kemi rëni ekonomike 3 për qind kurse presim për vitin 2022 rritje ekonomike 4.2 për qind.  Presim 5 për qind rënie të po ashtu edhe në të hyrat tatimore. Të pagat dhe mëditjet ka buxhet të mjaftueshëm, por për shkak të pandemisë nëse vazhdon mund të bëjmë ndërhyrje”, është shprehur Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi Emergjent i komunës së Podujevës për veprime dhe masa…