Bajrami për mosarritjen e marrëveshjes për targat: Çuditërisht propozimi u refuzua nga Kosova
21 nëntor 2022
| 17:42
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas mosarritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se çuditërisht propozimi u refuzua nga Kosova.
“Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga Josep Borrell, Kosovës iu propozua të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit. Çuditërisht, kjo u refuzua”, u shpreh ai.