Bajrami për takimin e LDK-së me Escobarin: S’e dimë për çka do të flitet

23 gusht 2022 | 11:43

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një konference për media i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo ka thënë se nuk kanë ndonjë paragjykim në lidhje me takimin, sepse ende nuk dihet se për çka do të flitet.

“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, ka deklaruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit beson se Rusia po planifikon të…