Bajrami për tekstet shkollore: MAShTI e vrau të vetmin element të barazisë në shkolla
04 shtator 2023
| 13:22
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur në Kuvend për çështjen e blerjeve të teksteve shkollore nga prindërit dhe kompensimin e tyre nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Ajo ka akuzuar qeverinë Kurti se ka varë të vetmin element të barazisë që është në shkollat e Kosovës.
“Data një shtatori është dita kur fëmijët janë nderë të barabartë që nga shpallja e pavarësisë. Pasi i kanë gjetur të gjitha librat dhe tekstet mësimore”.
“Këtij viti MAShTI dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, dështoi të merret vesh dhe u tha prindërve që ato t’i blejnë ato. Sot qeveria e 51 përqindëshit nuk është në Kuvend, me të vërtetë nuk po e dimë nga kush po ikni”, ka thënë Bajrami.