Bajrami për zhdukjen e 2 milionë eurove: Paratë u transferuan te një operator ekonomik

21 tetor 2020 | 16:25

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media ka sqaruar keqpërdorimin prej 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

Ajo ka thënë se parat janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik më 9 tetor.

Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt dhe janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.

“Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë, një është arrestuar. Ne e kemi njoftuar edhe AKI-në. Ne kemi gjurmuar, ky është një transaksion bankar. Pra ne kemi gjurmuar të gjitha transaksionet të cilët janë përfituese. Kemi bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh por përmes transaksioneve”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ajo ka thënë se ky rast është i izoluar. “Mjetet dhe buxheti i Kosovës është stabil. Gjithçka po gjurmohet sepse është transaksion bankar e nuk janë tërhequr, të gjitha gjurmët janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, është shprehur ministrja Bajrami.

Për rastin në fjalë ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Keqpërdoren 2 milionë euro në Thesarin e Shtetit, arrestohet një person, dy të tjerë në arrati

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në…