Bajrami: Platforma e Veselit nuk është partiake, por shtetërore

23 prill 2018 | 22:01

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami ka komentuar platformën e liderit të partisë së tij, Kadri Veseli në lidhje me krijimin e unitetit politik për temat e mëdha.

Ai ka kërkuar nga partitë që ta pranojnë këtë platformë, pasi sipas tij kjo do ta rikthente kredibilitetin e Kosovës në agjendën ndërkombëtare.

“Është ofertë e sinqertë e Veselit për liderët e partive, për të ndërtuar koncensus për ta përmbyllur agjendën shtetformuese të Kosovës. Kjo do të rikthejë kredibilitetin e Kosovës në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami në “RTK”.

Nënkryetari i PDK-së tutje shtoi se kjo platformë nuk është partiake, por shtetërore.

“Kosova ka nevojë që të përfundojë agjendat shtetformuese por edhe të ballafaqohet me sfidat tjera në integrimin evropian dhe anëtarësimin në OKB. 5 çështjet në ofertën e tij nuk janë partiake apo të një lideri por janë çështje shtetërore”, ka theksuar Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menyja e ushqimit të parë që është shërbyer në bordin…